Qeveria e Shteteve të Bashkuara, mesnatën e 19 janarit (sipas kohës lokale), përballet me mbyllje, nëse demokratët dhe republikanët nuk arrijnë marrëveshje për ligjin e financimit.
Dhoma e Përfaqësuesve, një ditë më herët, e ka miratuar një ligj për të zgjatur fondet deri më 16 shkurt, transmeton rel.
Në Senat, megjithatë, demokratët kanë thënë se do ta pengojnë legjislacionin, nëse nuk negociohet marrëveshja për mbrojtjen nga dëbimi i rreth 700,000 imigrantëve që kanë arritur në SHBA si fëmijë dhe kanë qëndruar atje ilegalisht.
Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti Donald Trump nuk do të shkojë në Floridë për fundjavë, siç ka qenë e planifikuar, nëse nuk miratohet ligji i financimit.
Nëse mbyllet qeveria, shërbimet jetësore, si inspektimi i ushqimeve, kontrollimi i sigurisë në aeroporte dhe zbatimi i ligjit federal do të vazhdojnë.
Punonjësit federalë, megjithatë, nuk do të paguhen.
-
Mbyllja e pjesshme e qeverisë amerikane, më e gjata në histori
-
Dhoma e Përfaqësuesve miraton paketën e financimit për të rihapur qeverinë
-
Dhoma e Përfaqësuesve voton sot marrëveshjen që çon në fundin e mbylljes së qeverisë
-
Mbyllja e qeverisë do të ndikojë në udhëtimet ajrore amerikane për muaj të tërë
-
Senati amerikan miraton projektligjin që pritet t’i japë fund mbylljes historike të qeverisë