Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut dërgon në Kuvend propozimin francez që nxiti protesta të mëdha

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në një mbledhje të jashtëzakonshme, të enjten, shqyrtoi propozimin francez për zgjidhjen e kontesteve gjuhësore e historike me Bullgarinë dhe vendosi që atë ta dërgojë në Kuvend për miratim, ka njoftuar Alsat-M.

Partitë shqiptare dhe mazhoranca e mbështesin propozimin francez, ndërsa partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE kërkon ndryshimin e tekstit, siç thotë, për të garantuar ruajtjen e identitetit maqedonas, përfshirë gjuhën dhe historinë, teksa akuzoi qeverinë se po pranon një kompromis të dëmshëm për vendin.

Për këtë propozim, tash e disa ditë në Maqedoni po protestohet. Protestat që po mbahen para institucioneve kryesore të këtij vendi, shpesh edhe kanë eskaluar.

Bullgaria ka kohë që ka vënë veto për nisjen e negociatave të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian, për shkak të “mossqarimit të disa çështjeve që kanë të bëjnë me gjuhën dhe historinë”.

Për këtë ka pësuar edhe Shqipëria, meqë është futur në një pako me Maqedoninë e Veriut sai përket integrimit evropian.