Pavarësisht paralajmërimeve të kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev se së shpejti do t’i njoftojë krerët e shtetit për fazën përfundimtare të negociatave, nga Qeveria ende nuk bëhet e ditur koha konkrete se kur do të ndodhë kjo.
“Siç deklaroi kryeministri Zaev në fazën përfundimtare të negociatave nga pala maqedonase janë prezantuar më shumë opsione për zgjidhje të mundshme, por për një prej tyre është vërtetuar se ndoshta do të jetë e pranueshme për të dy palët. Nuk do të ketë komente të mëtejshme sepse fillimisht duhet të informohet lideri i VMRO-DPMNE, presidenti i shtetit dhe liderët tjerë, që do të ndodhë shumë shpejt”, thuhet në njoftimin e Qeverisë, përcjell Alsat.
Gjatë ditës është përfolur se emri i ri i Maqedonisë do të jetë “Maqedonia e Ilindenit” por që ende nuk ka asgjë zyrtare pasi që gjithçka pritet të qartësohet të shtunën në takimin e lidërëve të thirrur nga kryeministri, Zoran Zaev ku do të marrin pjesë liderët politikë dhe shtetërorë.
-
Zaevi shkon të informojë Ivanovin rreth marrëveshjes, ky e refuzon
-
Afati për përgjigjen e Zaevit për emrin e Maqedonisë, 9 qershori
-
Referendumi, fjala e fundit për çështjen e emrit të Maqedonisë
-
Në vjeshtë referendumi për emrin e Maqedonisë
-
Zaev: “Republika e Maqedonisë së Ilindenit” është opsioni zyrtar me të cilin po negociohet me Greqinë