Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Qeveria e Britanisë nën presion që t’i mbajë mbyllur shkollat fillore

Qeveria e Britanisë është nën presion që të heqë dorë nga plani për t’i rihapur shkollat fillore në Angli, ku një sindikatë e mësuesve po kërkon dëshmi se është e sigurt hapja e shkollave dhe një tjetër po i thotë anëtarëve të mos punojnë në ambient të pasigurt, raporton agjencia Reuters.

Më herët këtë javë, Qeveria e Britanisë ka njoftuar se shumica e shkollave fillore do të hapen siç është planifikuar më 4 janar, ndërsa shkollat e mesme planifikohet të hapen nga 11 janari.

Asociacioni Nacional i Mësuesve, unioni më i madh i mësuesve në Angli, ka thënë të shtunën se ka këshilluar avokatët që t’i shkruajnë Qeverisë për të kërkuar të dhënat prapa vendimit për t’i rihapur shkollat.

Ndërkohë Unioni National i Edukimit i ka bërë thirrje Qeverisë që ta kalojë mësimin online në gjitha shkollat fillore në Angli në javët e para të muajit. Po ashtu ka këshilluar anëtarët për të drejtat ligjore që të mos punojnë në ambiente të pasigurta.