Në vazhdim të operacionit të kërkim-shpëtimit në Malatya, pas reagimit të një qeni të stërvitur, ekipet arritën ta gjenin Meral Nakir (60 vjeç), që u konstatua se ndodhej në katin e parë të një pallati gjashtëkatësh dhe arritën ta shpëtojnë 77 orë pas tërmetit, shkruan NTV.
Malatya është një nga provincat e shkatërruar nga një tërmet i madh që goditi Turqinë jugore dhe Sirinë veriore të hënën.
Aksioni ka zgjatur rreth 20 orë dhe janë shpuar blloqet dhe është hapur një vrimë drejt vendit ku ndodhej.
Nakir u dërgua në spital me ambulancë.
Tërmeti shkatërrues në Turqi dhe Siri deri tani numëron afro 16 mijë viktima.
Artikuj të ngjashëm
-
Qeni shpëtohet nga rrënojat 23 ditë pas tërmetit në Turqi
-
Pamje nga momenti i shpëtimit të një qenushi i cili qëndroi mbi 90 orë nën rrënoja
-
Nxirret i gjallë nga rrënojat edhe një qenush, gati një muaj pas tërmetit në Turqi
-
Lopa nxirret shëndosh e mirë nga rrënojat 17 ditë pas tërmetit në Turqi
-
Ndalet demolimi në Turqi, helikopterët ushtarakë nisin operacion shpëtimi për dy mace të bllokuara