“AviaPark” është qendra më e madhe tregtare në Rusi. E kur u hap në Moskë, më 2014, ishte më e madhja edhe në Evropë.
Me 390.000 metra katrorë hapësirë dhe 230.000 metra katrorë sipërfaqe me qira, kjo qendër sot dëshmon pasojat e sanksioneve të Perëndimit ndaj Rusisë për shkak të agresionit mbi Ukarinën, por edhe unitetin e botës demokratike që vendosi të dënoi politikën e Kremlinit.
Shumë prej brendeve botërore kanë njoftuar për ndalimin e aktivitetit të tyre komercial si “dënim” për pushtimin që Rusia nisi në Ukrainë më 24 shkurt.
Një person, ka postuar në YouTube një video 16-minutëshe, ku tregon se shumica e brendeve më të mëdha botërore kanë ndaluar aktivitetin në këtë qendër.
Megjithatë, mund të gjendet ende ndonjë firmë e madhe që punon, si “Nike” për shembull apo “Armani”.
Edhe
Moska mbyll aeroportet dhe ndërpret internetin para paradës së Ditës së Fitores
Më poshtë videoja dhe disa foto të kësaj qendre, me shumicën e dyqaneve të mbyllura.
{gallery}