Bashkimi Evropian synon të shtojë bankën më të madhe ruse Sberbank dhe kreun e gjigantit të zinkut dhe bakrit UMMC, në listën e zezë të individëve dhe kompanive të akuzuara për mbështetjen e pushtimit të Moskës në Ukrainë, bazuar në një draft dokumenti të parë nga Reuters.
Lista e re përfshin 48 zyrtarë dhe nëntë subjekte biznesi që do të futen në listën e zezë.
Lista e përgatitur nga shërbimi i punëve të jashtme të BE-së përfshin drejtuesit e klubit të motoçikletave Ujqërit e natës, aktorë, politikanë, nënkryetarin e shërbimit rus të sigurisë, anëtarë të familjeve të oligarkëve të sanksionuar dhe personel ushtarak.
Shtimi i Sberbank në listën e zezë do të ngrinte asetet e saj në Perëndim dhe do të parandalonte plotësisht transaksionet, me përjashtim të operacioneve financiare për tregtinë e ushqimeve dhe plehrave, tha një zyrtar i BE-së për Reuters.
Deri më tash, Sperbank është kursyer nga sanksionet, duke e lënë si një mundësi të vetme për rusët për transaksione ndërkombëtare.
Rusia po përballet me sanksione për shkak të agresionit të saj në Ukrainë, të nisur më 24 shkurt.
-
BE-ja do t'i sanksionojë Sberbank dhe banka të tjera ruse
-
BE-ja planifikon të ndalojë hyrjen në bllok të kujtdo që ka luftuar krah Rusisë në Ukrainë
-
Kryediplomatët evropianë të gatshëm për të ashpërsuar sanksionet ndaj Rusisë
-
Sanksionet e reja të BE-së ndaj Rusisë synojnë bankat dhe sektorin energjetik
-
BE-ja bie dakord për sanksione të reja kundër Rusisë