Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Putini nuk e di nëse do të garojë për mandat të ri pas vitit 2024

Foto: Reuters

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ende nuk ka vendosur nëse do të garojë për mandatin e ri, pasi përfundimit të këtij aktual në vitin 2024.

Në konferencën e rregullt vjetore, 68-vjeçari Putin ka thënë se është shumë herët që të flitet për punën e vazhdimit të pushtetit.

Putini kishte ndërmarrë ndryshime në kushtetutën e vendit në mënyrë që t’i mundësohet gara edhe për dy mandate të tjera gjashtëvjeçare në krye të Kremlinit.

Në konferencën e së enjtes, presidenti rus për më tepër ka bërë të ditur se do ta marrë vaksinën kundër COVID-19 kurdo që të mundet, ndërsa ka adresuar thirrje për vaksinim në krejt Rusinë.

Ai ka thënë se shteti duhet ta përshpejtojë prodhimin e vaksinës ruse Sputnik 5 dhe se disa përbërës të saj duhet të prodhohen jashtë vendit.

Edhe Putini jep sinjale se Rusia mund të ketë një pasardhës të ri politik Botë Putini jep sinjale se Rusia mund të ketë një pasardhës të ri politik

Më shumë se 200 mijë qytetarë janë vaksinuar deri më tani me këtë vaksinë në gjithë Rusinë.

Si pasojë e përhapjes së furishme të virusit në vend, Putini e ka drejtuar shtetin nga rezidenca e tij në periferi të Moskës dhe rrallë ka punuar nga Kremlini.