Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Putini urdhëron armëpushim dyditor

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka urdhëruar një armëpushim për festat e Krishtlindjeve, raportoi BBC-ja të enjten.

Në njoftimin e Kremlinit, sipas BBC-së, u tha që Putini ka urdhëruar ministrin rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, të vendosë armëpushim.

“Putini i kërkoi Shoigut që të vendoste një regjim armëpushimi nga ora 12:00 e 6 janarit deri në orën 24:00 të 7 janarit, përgjatë gjithë linjës luftarake të palëve në Ukrainë”, thuhet në njoftimin e Kremlinit.

Më 5 janar, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i kërkoi Putinit që të ndalojë përkohësisht luftën.

Një kërkesë të tillë e pati edhe Kisha Ortodokse e Rusisë.

Edhe Trumpi i ofron ndihmë Putinit për arritjen e një marrëveshjeje me Ukrainën Botë 2 j. më parë Trumpi i ofron ndihmë Putinit për arritjen e një marrëveshjeje me Ukrainën

Ukraina e quajti kurth dhe propagandë. Mykhailo Podolyak, këshilltar i shefit të Zyrës së Presidentit Volodymyr Zelensky, deklaroi se Kisha Ortodokse Ruse nuk është një autoritet për Ortodoksinë globale “dhe vepron vetëm si një propagandiste e luftës”.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të 2022-s. Muajve të fundit, kur Rusia nuk i arrinte synimet e kërkuara, presidenti Putin ishte shprehur pro paqes me Ukrainën.