Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pretenduar se Rusia nuk e ka nisur aksionin ushtarak në Ukrainë dhe se Moska po tentonte të ndalte një aksion të tillë në shtetin fqinj. Në një takim me përfaqësuesit e industrisë së aviacionit në Moskë, Putini ka thënë se nacionalistët në Ukrainë kanë nisur aksionin ushtarak.
Duke iu referuar rajonit të Donbasit, Putini ka thënë se forcat ukrainase në tetë vjetët e fundit kanë sulmuar banorët që janë të lidhur me Rusinë, kulturën dhe gjuhën e saj. Putini ka thënë se këtë nuk ka mundur ta toleronte.
Ndërkaq të enjten, në një takim tjetër në Moskë, Putini ka thënë se vendimet globale që rezultojnë nga aksioni ushtarak në Ukrainë nuk do ta shkatërrojnë ekonominë e Rusisë.
Shumë kompani perëndimore janë larguar nga Rusia qëkur nisi pushtimin e Ukrainës në muajin shkurt të vitit 2022. Putini ka thënë se largimi i kompanive të huaja u krijoi rast kompanive vendase që të zgjeroheshin.
Ai këtë e ka cilësuar si mundësi unike që kompanitë vendase të zhvillohen dhe të kenë sukses. Por, vetëm një javë më herët është raportuar se nga gjendja e rëndë ekonomike rusët kanë nisur të përdorin edhe ushqim me afat të skaduar.
-
Putini i bindur se Rusia do t’i arrijë objektivat ushtarake në Ukrainë
-
Putini urdhëron qeverinë të përgatitet për rikthimin e kompanive perëndimore
-
Sulmet ukrainase në Rusi kanë dështuar t’i ndalojnë forcat ruse në Ukrainë, thotë Putini
-
Putin: Me inkursionin në Kursk, Ukraina po tenton ta ndalë ofensivën ruse në Donbas
-
Putini e fajëson Perëndimin për luftën në Ukrainë