Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Putini thotë se e do Bidenin para Trumpit si president të SHBA-së

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se do të preferonte një president si Joe Biden para Donald Trumpit përpara zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara që pritet të mbahen në nëntor të këtij viti, shkruan BBC.

Bideni ishte personi më me përvojë dhe më i parashikueshëm, ka thënë Putini në komentet e tij.

Para kandidimit të parë të Trumpit për president në vitin 2016, Putin e kishte vlerësuar atë si “të talentuar”.

Bideni ka qenë kritik i ashpër i Putinit prej vitesh, madje presidenti amerikan e ka quajtur “vrasës” para pushtimit të Ukrainës.

Duke folur për televizionin rus në një intervistë, Putin ka thënë se lidershipi i Bidenit do të ishte më i mirë për Rusinë sepse është “person më me përvojë, është i parashikueshëm, është një politikan i formacionit të vjetër”.

Ai hodhi poshtë pyetjet në lidhje me moshën dhe shëndetin mendor të Bidenit, duke thënë se kur ishin takuar për herë të fundit në vitin 2021, ai nuk kishte vënë re asgjë të veçantë.

Edhe Pse Putini është “pro Bidenit”? Botë Pse Putini është “pro Bidenit”?

“Edhe atëherë [tre vjet më parë] njerëzit thoshin se ai ishte i paaftë, por nuk pashë asgjë të tillë. Po, ai vazhdoi të shikonte letrat e tij, por të them të drejtën vazhdova të bëja të njëjtën gjë. Kështu që nuk kishte asgjë të veçantë”, ka thënë Putini.

Putin sqaroi se Rusia do të punojë me këdo që “fiton besimin e publikut amerikan” dhe fiton presidencën.