Presidenti rus, Vladimir Putin është takuar me ministrin e Mbrojtjes së Kinës, Li Shangfu të dielën, për të folur për bashkëpunimin e ngushtë ushtarak sipas Kremlinit.
Putini ka thënë se vizita e presidentit kinez Xi Jinping ishte shumë produktive dhe marrëdhëniet mes Kinës dhe Rusisë janë duke shkuar mirë në të gjitha fushat duke përfshirë edhe departamentin ushtarak, ka thënë Kremlini.
Videoja e mbajtjes së takimit ka treguar të dy ata duke shtrënguar duart para se të uleshin në tavolinë, shkruan CNN-i.
Putini ka thënë se bashkëpunimi ushtarak është pikë e fort në marrëdhënien mes dy vendeve.
Para se ai të niste udhëtimin e tij Li tha se Moska dhe Bijingu “kanë marrëdhënie shumë të forta”.
Ministri i Mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu ishte gjithashtu prezent në mbledhje.
-
Putini i thotë Xi-së se marrëdhëniet Rusi-Kinë kanë arritur një nivel të paparë
-
Putini mbërrin në Kinë për bisedime me Xi-në
-
Rusia ka pritshmëri të lartë për takimin Putin-Xi këtë javë në Pekin
-
Rusia njofton për vizitë të Putinit në Kinë
-
Rusia dhe Kina rikthejnë planet për ndërtimin e tubacionit të madh të gazit mes dy vendeve