Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka shpallur gjendje emergjente në qytetin Norilsk në Siberi, pasi 20 mijë tonë naftë kanë rrjedhur në lumin në afërsi nga një stacion i energjisë, shkruan CNN.
Një grup i mbrojtjes së ambientit e ka përshkruar këtë dëm si katastrofal, dhe koncentrimi i kontaminimit në ujërat fqinj ka tejkaluar nivelet e lejuara mbi dhjetëramijëra herë, është njoftuar nga agjencia ruse e ambientalizmit Rosprirodnadzor.
Punëtorët në stacionin e energjisë kishin tentuar të mbanin nën kontroll rrjedhjen vet dhe nuk kishin raportuar incidentin për afro dy ditë, ka thënë kreu i Ministrisë së Emergjencës, Evgeny Zinichev, të mërkurën gjatë një takimi të udhëhequr nga Putini.
“A do të mësojmë tash për emergjencat në rrjete sociale? A je mirë aty?” – ka thënë Putin, duke iu drejtuar kryebashkiakut të Krasnoyarskut, Alexander Uss dhe menaxhuesve të Kompanisë Energjetike Norilsk-Taimyr.
Komiteti i Hetimit ka njoftuar se është hapur një hetim penal në lidhje me 20 mijë tonë naftë që është derdhur në lumin Norilsk.
-
Trump: Rusia ka humbur kontrollin mbi industrinë e saj të naftës
-
Putini e pranon se sulmet ukrainase po shkaktojnë mungesë karburanti në Rusi
-
Përmbytjet në Rusi, lumi Ural arrin në nivele kritike në Orenburg
-
Rusia shpall gjendje emergjente në rajonin e Orenburgut për shkak të përmbytjeve
-
Zjarret në Rusi përhapen në rajonet qendrore