Rajonet qendrore në Rusi të mërkurën janë përballur me zjarre ekstreme, që vijnë pas një vale të pazakontë të nxehtit, e që po lidhet me ndryshimet klimatike.
Autoritetet kanë thënë se po luftojnë me 15 vatra zjarri në rajonin në Urale në Sverdlovsk, është thënë nga Ministria Ruse e Emergjencës.
Rajoni – që gjendet në kufi mes Evropës dhe Azisë – është duke u përballur me zjarre ekstreme për shkak të motit të pazakontë të nxehtë, është thënë nga ministria.
Imazhet në rrjete sociale kanë shfaqur flakë të mëdha në dy anët e autostradës mes Yekaterinburgut dhe Permit, duke shkaktuar mbylljen e rrugës për pjesën më të madhe të ditës, raporton Voice of America.
Dhe në rajonin Nizhny Novgorod në lindje të Moskës, nëntë aeroplanë kanë derdhur afro 129 tonë ujë në tentim për shuarjen e zjarreve.
Rreth 1200 zjarrfikës janë caktuar për të luftuar zjarret.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka premtuar qindra miliona dollarë për të mbrojtur pyjet e shtetit, duke thënë se shteti duhet të mësojë nga këto zjarre të paprecedent.