Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka marrë udhën për në Pekin mes tensioneve në rritje mbi Ukrainën, në një udhëtim që synon të ndihmojë të forcojë lidhjet e Moskës me Kinën dhe të koordinojë politikat e tyre përballë presionit të Perëndimit.
Bisedimet e Putinit me presidentin kinez Xi Jinping do të shënojnë takimin e parë personal që nga 2019-a, duke ndihmuar të rrënjosë një marrëdhënie të fuqishme.
Në një artikull të publikuar në agjencinë kineze Xinhua, thuhet se Putini ka theksuar se Moska dhe Pekini luajnë një “rol të rëndësishëm të stabilizimit” në çështjet globale.
Takimi i tyre paralajmëron promovim të marrëdhënieve Kinë-Rusi, raporton AP. Kina dhe Rusia kanë gjetur kauzën e përbashkët që sipas tyre është shpërfillja e SHBA-së për sigurinë dhe territorin e tyre.