Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Putini pritet ta vizitojë Pekinin për të forcuar aleancën kundër SHBA-së

Presidenti rus, Vladimir Putin, pritet të takohet këtë javë me udhëheqës kinezë në Pekin, në një vizitë që shfaq mbështetjen ekonomike dhe diplomatike të Kinës për Rusinë që po vazhdon me fushatën e pushtimit të Ukrainës.

Të dyja vendet kanë krijuar një aleancë jozyrtare kundër Shteteve të Bashkuara dhe kombeve të tjera demokratike. Udhëheqësi rus do të jetë ndër të ftuarit e profilit më të lartë në një tubim që shënon 10-vjetorin e shpalljes së politikës të njohur si Xi, e cila ka ngarkuar vende si Zambia dhe Sri-Lanka me borxhe të rënda, pasi nënshkruan kontrata me kompanitë kineze për të ndërtuar rrugë, aeroporte dhe punë të tjera publike që nuk mund t’i përballonin ndryshe.

Putini vuri në dukje se ai dhe presidenti kinez, Xi Jinping, do të diskutojnë gjithashtu lidhjet në rritje ekonomike dhe financiare midis Moskës dhe Pekinit. Sipas tij, qarkullimi tregtar midis Rusisë dhe Kinës do të arrijë në 200 miliardë dollarë deri në fund të vitit.