Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Putini s’e përjashton mundësinë që një nga vajzat e tij ta pasojë atë

Foto: Reuters

Presidenti rus, Vlladimir Putin, i është shmangur një pyetjeje në lidhje me identitetin e dy vajzave të tij në konferencën e tij vjetore për fundvit të enjten.

Burime me emër i kanë thënë Reutersit – por më vonë i kanë tërhequr deklaratat e tyre – se një nga vajzat e rritura të Putinit është Katerina Tikhonova, e cila drejton projekte të financuara nga mjetet publike dhe merr pjesë në gara vallëzimi të zhanrit rock'n'roll.

Ndërkohë, mediat kanë identifikuar vajzën më të moshuar të Putinit si Maria Vorontsova, e njohur më parë si Maria Faassen, e cila ndjek karrierën në biomjekësi, transmeton Koha.net.

Por asnjëra nga to nuk e kanë konfirmuar nëse janë të bijat e Putinit dhe vetë presidenti, që është i shkurorëzuar, flet shumë pak për jetën e tij familjare.

Putini është pyetur në konferencën për media për marrëdhëniet e tij me Vorontsovan dhe Tikhonovan në kontekst të bizneseve që raportohet se ato i drejtojnë.

“Ju sapo bëtë një pyetje në lidhje me biznesin. Ju përmendet një grua, përmendet edhe një tjetër”, tha Putini, raporton Reutersi.

Edhe Jeta e vetmuar dhe sekrete e djemve që besohet se janë të Putinit Botë Jeta e vetmuar dhe sekrete e djemve që besohet se janë të Putinit

“Ju sapo përmendët disa fakte. Kjo nuk mjafton. Hulumtoni pak më shumë dhe do të kuptoni se çfarë biznesesh kanë apo nëse kanë ndonjë dhe kush ka në pronësi kë dhe kush kë e ndihmon”, tha Putini, pa përmendur emrin e asnjërës grua.

Ndërkohë, “Financial Times” raporton se gjatë konferencës për media, ku ai bëri komente të rralla rreth dy vajzave të tij të rritura, Putini tha po ashtu se nuk sheh asnjë arsye se përse një grua nuk do të mund ta pasonte atë në postin e presidentit. Deklarata mund të nxis edhe më shumë spekulime se një nga vajzat e tij po përgatitet për postin e presidentit.

“Për sa i përket lidershipit, kriteret e pranueshmërisë janë të njëjta”, i tha ai një gazetareje. “Nuk mund të kemi rregulla të ndryshme për gra dhe burra. Thjeshtë duhet të jesh person i denjë dhe i kualifikuar. Gratë mund të sjellin anën femërore, më pak agresion. Dhe kjo sigurisht se do të kërkohet”.