Botë

Putini propozoi armëpushim në Ukrainë, SHBA-ja refuzoi

Propozimi i presidentit rus Vladimir Putin për armëpushim në Ukrainë u refuzua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas kontakteve midis ndërmjetësve, sipas Reuters, që e ka raportuar lajmin në bazë të burimeve ruse.

Burimet amerikane kanë thënë se nuk ka pasur asnjë kontakt zyrtar dhe se Uashingtoni nuk do të përfshihet në negociata që nuk përfshijnë Ukrainën.

Në vitin 2023, Putini dërgoi sinjale në Uashington përmes ndërmjetësve, përfshirë partnerët arabë në Lindjen e Mesme, se ishte i gatshëm të konsideronte armëpushim në Ukrainë, thanë burimet ruse.

Sipas burimeve, presidenti rus propozoi ngrirjen e konfliktit në linjat aktuale të frontit dhe nuk ishte i gatshëm të lëshonte asnjë nga territoret ukrainase nën kontrollin rus, pasi Kremlini e pa atë si rrugën më të mirë për një lloj paqeje.

“Kontaktet me amerikanët nuk dhanë fryte”, ka thënë një burim i lartë rus i njohur me bisedimet në fund të vitit 2023 dhe fillim të vitit 2024.

SHBA-ja i ka thënë Moskës, përmes ndërmjetësve, se ata nuk do të diskutonin armëpushim të mundshëm pa pjesëmarrjen e Ukrainës, prandaj bisedimet përfunduan në dështim.

Nuk është raportuar më parë për këto negociata dhe dështimin e tyre.

SHBA-ja nuk po zhvillon asnjë negociatë sekrete me Rusinë dhe se Uashingtoni është i qëndrueshëm për t’i mos punuar asgjë pas shpine Ukrainës.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë kurrë nuk do të pranonte kontrollin rus mbi asnjë pjesë të territorit ukrainas dhe ndaloi kontaktet me Rusinë.

Kremlini, Shtëpia e Bardhë, Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) nuk kanë komentuar mbi raportimet.