Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Putini po ndërhyn drejtpërdrejt në ofensivën ushtarake në Ukrainë

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe shefi i tij ushtarak, gjenerali Valery Gerasimov, besohet se po ndërhyjnë drejtpërdrejtë në ofensivën ushtarake të Rusisë në Ukrainë.

Duke folur në kushte anonimiteti, burimi tha: “Ne mendojmë se Putini dhe Gerasimov janë të përfshirë në vendimmarrje taktike në një nivel që normalisht përfshihen kolonelët ose brigaderët”, shkruan BBC-ja të martën.

Burimi ushtarak tha se të dy ishin ata që merrnin vendime për lëvizjet e trupave në Donbas, zona e Ukrainës lindore, e cila tani është në fokus të ofensivës ushtarake të Rusisë.

Ka pasur sugjerime se Putini është përfshirë më shumë në drejtimin e përditshëm të fushatës ushtarake, që kur Rusia pësoi pengesa në veri të Ukrainës dhe rreth kryeqytetit, Kiev.

Kohët e fundit ka pasur edhe spekulime se shefi ushtarak rus, gjenerali Gerasimov, mund të jetë lënë mënjanë, së bashku me thashethemet e pabazuara se ai u plagos gjatë vizitës në Donbas javë më parë.

Edhe Putini urdhëron zgjerimin e zonës neutrale në Ukrainë në vitin 2026 Botë Putini urdhëron zgjerimin e zonës neutrale në Ukrainë në vitin 2026

Por zyrtari ushtarak perëndimor e bëri të qartë se shefi i shtabit të përgjithshëm të Rusisë po jepte ende urdhra.

“Gerasimov është në funksion”, tha ai.