Presidenti rus Vladimir Putin lëshoi një paralajmërim për Perëndimin dhe Ukrainën, duke thënë se lufta mund të vazhdojë derisa "ukrainasi i fundit të mbetet në këmbë", shkruan CNN.
“Sot dëgjojmë se duan të na mposhtin në fushën e betejës. Epo, çfarë mund të them? Le ta provojnë”, ka thënë Putin gjatë një takimi me krerët e fraksioneve të partisë së Dumës së Shtetit.
"Ne kemi dëgjuar vazhdimisht se Perëndimi është gati të luftojë me ne derisa të lihet në këmbë ukrainasi i fundit. Kjo është një tragjedi për popullin ukrainas. Megjithatë, duket se gjithçka po shkon drejt kësaj", shtoi ai.
Putin gjithashtu ka fajësuar Perëndimin për "inkurajimin dhe justifikimin e gjenocidit kundër njerëzve në Donbas".
"Ne nuk po refuzojmë negociatat e paqes. Por ata që refuzojnë duhet të dinë se sa më tej [konflikti të vazhdojë], aq më e vështirë do të jetë për ta të negociojnë me ne", deklaroi Putin.
Rajoni lindor i Donbasit është bërë pika kryesore e ambicieve ushtarake të Putinit në Ukrainë, pasi trupat e tij nuk arritën të pushtojnë Kievin në fillim të këtij viti.
-
Putini paralajmëron ta zgjerojë ofensivën në Ukrainë nëse bisedimet e paqes dështojnë
-
Paralajmërimi i Putinit: Trupat perëndimore në Ukrainë do të jenë objektiva legjitime për Rusinë
-
Putini paralajmëron Perëndimin: Mos lejoni Ukrainën ta godasë territorin rus
-
Putini paralajmëron konflikt global
-
Putini paralajmëron “luftë bërthamore” nëse NATO dërgon trupa në Ukrainë