Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Putini paralajmëron Perëndimin: Mos e kaloni vijën e kuqe

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka paralajmëruar Perëndimin të mos e kalojë “vijën e kuqe” me Rusinë dhe ka dënuar atë që e ka quajtur komplot grushteti kundër Bjellorusisë.

Paralajmërimi i tij erdhi në adresimin e tij vjetor në televizionin shtetëror rus, pas tensioneve në ngritje me Perëndimin mbi Ukrainën dhe kritikun e burgosur të tij Alexei Navalny.

“Përdorimi i sanksioneve të padrejta po rritet në diçka më të rrezikshme: tentim grushteti në Bjellorusi”, ka thënë Putin, raporton BBC.

Ai ka mbështetur presidentin e Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, i cili po përballet me kundërshtime të mëdha.

Më 17 prill autoritetet bjelloruse kanë njoftuar se ka prishur një komplot, siç kanë thënë ato, të mbështetur nga SHBA-ja, për të vrarë presidentin Lukashenko. Shërbimi i Sigurisë i Rusisë (FSB) ka njoftuar se ka arrestuar dy bjellorusë të përfshirë në komplotin.

Edhe Putini akuzon Perëndimin se po përgatitet haptas për luftë me Rusinë Botë 1 muaj më parë Putini akuzon Perëndimin se po përgatitet haptas për luftë me Rusinë

Tentim grushteti është mohuar nga liderja opozitare bjelloruse Svetlana Tikhanovskaya, që është në azil. Ajo e ka quajtur këtë si provokim.

Ka pasur protesta masive në mbështetje të saj që kur Lukashenko u rizgjodh president vitin e kaluar. Rezultati i zgjedhjeve ishte kontestuar gjerësisht, duke thënë se ishin të kurdisura. Mijëra protestues janë rrahur e arrestuar.

Presidenti i Rusisë, Putin, ka thënë se Rusia dëshiron të ketë marrëdhënie të mirë me gjitha shtetet, por se ka tentime konstante nga fuqitë perëndimore për të fajësuar Rusinë.

“Ne nuk duam të djegim urat, por nëse dikush i interpreton qëllimet tona të mira si dobësi, atëherë reagimet tona do të jenë josimetrike, të shpejta dhe të ashpra. Ne do të vendosim për vete në secilin rast se ku është vija e kuqe”, ka thënë Putin.

Edhe Zelensky: Putini ka nisur luftën e tretë botërore, duhet të ndalet Botë 5 muaj më parë Zelensky: Putini ka nisur luftën e tretë botërore, duhet të ndalet

Tensionet janë rritur mbi Ukrainën, ndërsa raportimet thonë se Rusia ka lëvizur më tepër se 100 mijë trupa në një pjesë të kontestuar.

Një pjesë e madhe e atyre forcave është në Krime, gadishull të cilin Rusia e ka aneksuar nga Ukraina në mars të vitit 2014. Një zyrtar i lartë ushtarak ukrainas, Serhiy Nayev, ka llogaritur se numri total i forcave është rreth 103.200.