Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se Moska është ende e gatshme për “zgjidhje diplomatike” me Perëndimin për Ukrainën, por ka shtuar se interesat e Rusisë dhe sigurisë për qytetarët e vet janë të panegociueshme.
Në një videoadresim për të shënuar Ditën e Mbrojtësit të Atdheut, Putini ka thënë se gjithmonë është treguar i hapur për “dialog të sinqertë”.
Ai lavdëroi gatishmërinë e ushtrisë ruse për luftë, duke thënë se është i sigurt që janë të gatshëm për të mbrojtur interesat e vendit.
Trupat ruse mbesin në kufirin me Ukrainën. Fotografitë nga sateliti të 24 orëve të fundit kanë treguar lëvizjen e trupave dhe zhvillimet në Rusinë perëndimore dhe më shumë se të 100 mjeteve ushtarake në një aeroport në Bjellorusi, afër kufirit me Ukrainën.
Ditë më parë tensionet arritën në nivel tejet të lartë pasi që Rusia njohu zyrtarisht si shtete dy rajone të Ukrainës që deklaruan pavarësinë. Perëndimi ka nisur me sanksione ekonomike si kundërpërgjigje.
-
Putini akuzon Perëndimin se po përgatitet haptas për luftë me Rusinë
-
Putini i bindur se Rusia do t’i arrijë objektivat ushtarake në Ukrainë
-
Putini paralajmëron ta zgjerojë ofensivën në Ukrainë nëse bisedimet e paqes dështojnë
-
Putini i quan “ të papranueshme” kërkesat e Evropës për fundin e luftës në Ukrainë
-
Putin: Plani i Trumpit mund të jetë baza për një zgjidhje përfundimtare në Ukrainë