Botë

Putini gjen një “emër” të ri për luftën në Ukrainë

Në fillim, luftën në Ukrainë, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e quajti “operacion special ushtarak”. Tash, kjo luftë sipas tij, mund të kthehet në një “proces afatgjatë”. Ai shtoi se trupat ushtarake kanë shënuar suksese në disa rajone ukrainase.

Siç raportoi TheGuardian të mërkurën, Putini i tha Këshillit personal për të drejtat e njeriut se lufta mund të zgjasë, ndonëse i përsëriti thirrjet që nuk do të përdorët armë bërthamore në Ukrainë.

“Sa i përket procesit të ngadaltë të ‘operacionit special ushtarak’, sigurisht ai mund të jetë një proces afatgjatë. Por, më pas ju përmendët se ishin shfaqur territore të reja. Ky është një rezultat domethënës për Rusinë. Deti Azov është bërë një det i brendshëm rus. Edhe Pjetri I kishte luftuar për të hyrë në Detin Azov”, deklaroi ai.

Rusia është detyruar t’i braktisë disa nga territoret e pushtuara në Ukrainë për shkak të ofensivave të suksesshme ukrainase. Putini e humbi Khersonin disa muaj pasi e pushtoi, ndërsa aktualisht po e granaton me qëllim të rimarrjes.

Ekspertët të inteligjencës britanike kanë deklaruar se Rusia nuk do të mund ta kthejë më pushtimin e plotë në Kherson,