Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Putini fton Perëndimin për bashkëpunim, përsërit “përshkallëzimin e situatës”

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i bëri thirrje Perëndimit për bashkëpunim rreth situatës në Ukrainë, në të kundërtën, sipas tij, “problemet do të rëndojnë edhe më tej”.

Putini tha të enjten para mediave se në shtetet perëndimore mungon uniteti, derisa tha se në muajt e fundit pati disa “hapa drejt përshkallëzimit”.

“Ata po nxisin luftë në Ukrainë, duke përshkallëzuar provokimet rreth Tajvanit, duke destabilizuar tregjet botërore të ushqimit dhe të energjisë. Kjo lojë është e rrezikshme, vdekjeprurëse dhe e pistë”, tha ai.

Presidenti Putin i bëri thirrjes NATO-s “që të mos jenë armiq, por të jetojnë në harmoni”.

“Le të shkojmë në dialog dhe në paqe. Ka presion të vazhdueshëm mbi ne. Cili është qëllimi? Qëllim është ta bëjmë Rusinë të pambrojtur dhe ta bëjmë atë një mjet për t’i arritur qëllimet tona... Rusia nuk i sfidon elitat perëndimore. Rusia kërkon vetëm të drejtën e saj për t’u zhvilluar. Rusia nuk dëshiron të krijojë një botë bipoloare, nuk dëshiron ta sundojë botën”.

Artikuj të ngjashëm