Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka deklaruar të enjten se është i gatshëm të zhvillojë një debat publik online me presidentin amerikan Joe Biden të premten ose të hënën e ardhshme.
Putin duke folur për televizionin publik rus ka thënë se është i gatshëm të diskutojë për marrëdhëniet bilaterale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës e po ashtu edhe për çështje të tjera si konfliktet ndërfetare, raportojnë mediat e huaja.
Presidenti rus ka thënë se do ta udhëzojë Ministrinë e Jashtme ruse të bëjë përgatitjet për këto bisedime.
Kjo deklaratë e Putinit ka ardhur vetëm një ditë pasi homologu i tij amerikan Biden kishte deklaruar se Putin ishte vrasës.
Artikuj të ngjashëm
-
Putini i përgjigjet pozitivisht gatishmërisë së Bidenit për bisedime rreth Ukrainës
-
Bideni i gatshëm të bisedojë me Putinin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë
-
Kremlini thotë se pavarësisht sanksioneve, Putini është ende i hapur për të folur me Bidenin
-
Bideni pritet të paraqesë sonte masa të reja ndaj Rusisë
-
Bideni i gatshëm të takohet me Putinin