Moskë, 28 qershor – Presidenti rus, Vladimir Putin dhe homologu i tij amerikan, Donald Trump do të takohen më 16 korrik në Helsinki në samitin e parë dypalësh, që parashikon përmirësimin e marrëdhënieve shumë të përkeqësuara mes Moskës dhe Uashingtonit, njoftoi sot Kremlini.
”Gjatë këtij takimi do të diskutohet për gjendjen aktuale dhe perspektivat për zhvillimin e marrëdhënieve ruso-amerikane si dhe për çështjet kryesore ndërkombëtare”, theksoi Kremlini në një komunikatë.
Presidenti amerikan, Donald Trump është takuar deri tani me homologun rus vetëm në kuadër të takimeve ndërkombëtare.
Artikuj të ngjashëm