Presidenti rus, Vladimir Putin ftoi sot homologun e tij amerikan, Donald Trump, gjatë samiti në Osaka, për të vizituar Rusinë në majin e vitit 2020 për festimet e 75-vjetorit të fitores ndaj Hitlerit, deklaroi këshilltari i Kremlinit, Juri Ushakov.
”Ne ftuam për vizitë presidentin amerikan me rastin e 75-vjetorit të Fitores në Luftën e Dytë Botërore, më 9 maj vitin e ardhshëm’’, njoftoi Ushakov.
”Donald Trump, i cili u takua sot për 80 minuta me Vladimir Putinin në kuadër të samitit, reagoi pozitivisht ndaj ftesës”, konfirmoi ai/AFP.