SHBA-ja e kishte paralajmëruar Moskën se militantët e ISIS-it ishin përcaktuar për sulm në Rusi, disa ditë para se të ndodhte sulmi në sallën Crocus City, që ka lënë të vdekur të paktën 93 persona, mirëpo presidenti rus, Vladimir Putin e kishte injoruar këshillën duke e quajtur “provokuese”.
Sulmuesit hynë në sallën e koncerteve afër Moskës të premten, duke hapur zjarr dhe duke hedhur një mjet ndezës, në sulmin më të keq terrorist në kryeqytetin rus në dekada.
ISIS e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, raportoi CNN.
Ekspertët kanë thënë se shkalla e masakrës, ku në pamjet e publikuara shiheshin turma njerëzish të strukur pas ndenjëseve me jastëk ndërsa të shtënat e armëve jehonin në sallën e madhe – do të ishte thellësisht e turpshme për udhëheqësin rus, i cili kishte dhënë një mesazh të sigurisë kombëtare vetëm një javë para se të fitonte zgjedhjet.
Sipas tyre, jo vetëm se ka dështuar inteligjenca ruse duke dështuar që ta parandalojë sulmin, por Putini ka dështuar që t’i kushtojë vëmendje paralajmërimeve të SHBA-së se ekstremistët po bënin plane për ta shënjestruar Moskën.
Në fillim të këtij muaji, ambasada e SHBA-së në Rusi, kishte deklaruar se “po monitoronte raportet se ekstremistët kanë plane për të sulmuar Moskën", duke kërkuar nga qytetarët e saj atje, që të mos qëndronin në turma.
EdheZëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Adrienne Watson, ka thënë se qeveria amerikane “e ka ndarë informatën me autoritetet ruse në pajtim me politika e “detyrës për të paralajmëruar”.
Mirëpo në një fjalim të martën, Putini i ka quajtur paralajmërimet amerikane “provokuese” duke thënë se “Këto veprime i ngjajnë shantazhit të drejtpërdrejtë dhe synimit për të frikësuar dhe destabilizuar shoqërinë tonë”.
-
Rusia e bën fajtore SHBA-në për sulmin në sallën e koncerteve
-
Rusia arreston edhe një të dyshuar, akuzon Ukrainën për financim të sulmuesve
-
Pse dështuan autoritetet ruse të sigurisë të parandalonin sulmin terrorist në Moskë?
-
Raportohen mbi 100 të zhdukur, frikë për rritje të viktimave nga sulmi në Moskë