Presidenti rus, Vladimir Putini, ka akuzuar vendet perëndimore se po përpiqen të shtrijnë një sistem të ngjashëm me NATO-n në rajonin Azi-Paqësor, raportoi Reuters të martën.
Në Konferencën për Sigurinë Ndërkombëtare, që po zhvillohet në kryeqytetin rus këtë javë, Putini tha të martën, se Shtetet e Bashkuara po përpiqen “ta zvarrisin” konfliktin në Ukrainë, duke shtuar se vizita e fundit e kryetares së SHBA-së, Nancy Pelosi në Tajvan ishte një “provokim i planifikuar tërësisht”.
Udhëheqësi rus fajësoi zgjerimin e NATO-s dhe e përmendi si arsye për luftën në Ukrainë, që ai e quan “operacion special ushtarak”.
Në një fjalim për Ditën e Fitores, ai akuzoi NATO-n për nisjen e një ngritjeje aktive ushtarake në territoret ngjitura me Rusinë.
-
Putini akuzon Perëndimin se po përgatitet haptas për luftë me Rusinë
-
Putin: SHBA-ja po bën përpjekje të sinqerta për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë
-
Kërcënon Putini: Përdorimi i armëve perëndimore nga Ukraina e vë NATO-n në luftë me Rusinë
-
Putini paralajmëron “luftë bërthamore” nëse NATO dërgon trupa në Ukrainë
-
Putini nuk sheh ngjashmëri mes Ukrainës dhe Gazës