Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka vizituar ushtarët rusë të plagosur në Ukrainë, raportoi të hënën “Al Jazeera”.
Kjo vizitë e rrallë ballë për ballë me trupat ruse ka ndodhur në Klinikën Ushtarake Qendrore Vishnevsky, sipas agjencisë ruse të lajmeve “TASS”.
Kremlini transmetoi imazhe të Putinit, i veshur me kostum të errët dhe i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, me veshje ushtarake.
Ai i ka vënë një medalje njërit prej të plagosurve, duke e përgëzuar atë.
"Unë i shërbej Rusisë”, raportohet se i është përgjigjur ushtari, duke shtrënguar dorën e Putinit.
Takimi është zhvilluar nën masa të rrepta sigurie.
Sipas raportimit, Putini i ka dhënë komandantit të një toge pushkësh "Yllin e Heroit të Rusisë", medalje e kohës sovjetike që është çmimi më i lartë në Rusi.