Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, me rastin e Ditës së Unitetit Kombëtar, ka takuar historianë rusë, me të cilët ka diskutuar për historinë e Rusisë, si dhe për problemet aktuale dhe luftën në Ukrainë, shkruan CNN.
Gjatë bisedës, Putin ka thënë se është jashtëzakonisht e rëndësishme që qytetarët rusë të njohin plotësisht të kaluarën ruse, të afërt dhe të largët.
"Në Perëndim, shumë gjëra përcaktohen nga rrethanat liberale. Për t'i kënaqur ata, shumë ngjarje historike tregohen me kokën poshtë dhe nuk thuhet e vërteta", ka thënë Putin.
Pas kësaj, ai iu referua edhe luftës në Ukrainë, për të cilën fajësoi sërish Perëndimin.
"Perëndimi riformësoi ndërgjegjen e miliona njerëzve në Ukrainë, u imponoi atyre pseudovlera, duke u përpjekur të aktivizonte fitilin që do të çonte në kolapsin e Rusisë. Para syve të një brezi, Ukraina u shndërrua nga një republikë e begatë në një diktaturë që ushqen narrativën vicioze anti-ruse të regjimeve perëndimore. Situata aktuale është vetëvrasëse për popullin e këtij vendi, por edhe vdekjeprurëse për Federatën Ruse”, shtoi presidenti rus.
Ai thekson se konflikti me, siç thotë Putin, regjimin "neo-nazist" në Ukrainë ishte i pashmangshëm.
Edhe
Putin: Pesë vjetët e fundit ishin shumë të vështira për Rusinë
"Konflikti i Rusisë me regjimin neo-nazist që u ngrit në territorin e Ukrainës ishte i pashmangshëm. Nëse nuk do të ndërmerreshin aktivitetet e duhura në shkurt, gjithçka do të ishte njësoj, vetëm pozita jonë do të ishte më keq", theksoi Putin.
Rusia filloi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt të këtij viti.