Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Putin: Shumica e luftëtarëve të Wagnerit janë patriotë të Rusisë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se shumica e mercenarëve të Wagnerit janë patriotë të Rusisë.

“Duke u kthyer prapa ata evituan gjakderdhjen”, ka thënë Putin në adresimin e tij, raporton BBC.

Putin ka falënderuar komandantët dhe ushtarët e Wagnerit që evituan gjakderdhjen, ndërsa ka thënë se ai u premton pjesëtarëve të Wagnerit që duan të shkojnë në Bjellorusi se do ta mbajë premtimin e dhënë.

“Dua të falënderojë ushtarët dhe komandantët e Wagnerit që nuk dordhën gjakë. Mund të nënshkruani kontratë me Ministrinë e Mbrojtjes apo të zhvendoseni në Bjellorusi”, ka thënë Putin.

Në adresimin e tij ai ka thënë se gjitha vendimet e nevojshme për ta neutralizuar rrezikun u morën nga fillimi.

Ai ka thënë se organizatorët e rebelimit e kuptuan se veprimet e tyre ishin kriminale.

Putini në fjalimin e tij ka falënderuar “unitetin e shoqërisë ruse”.

Ai ndërkohë ka falënderuar edhe presidentin e Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, për angazhimin e tij për ta zgjidhur situatën në mënyrë paqësore. Por, Putin ka thënë se uniteti i shoqërisë ka luajtur rol vendimtar.

Putin ka falënderuar gjitha shërbimet e sigurisë së Rusisë, si dhe pilotët që vdiqën gjatë rebelimit të së shtunës.

Artikuj të ngjashëm