Presidenti bjellorus, Aleksandër Lukashenko, ka thënë se ai e paralajmëroi kreun e grupit Ëagner, Yevgeny Prigozhin, dhe Dmitry Utkin që të kenë kujdes për kërcënimet e mundshme për jetën e tyre, dhe se ai insistoi se luftëtarët e Ëagnerit duhet të qëndronin në Bjellorusi.
Presidenti rus, Vladimir Putin, fillimisht u zotua ta shtypte kryengritjen e Prigozhinit në qershor, por disa orë më vonë u arrit një marrëveshje që lejoi Prigozhinin dhe disa mercenarë të tij të shkonin në Bjellorusi, raportoi Guardian.
Lukashenko theksoi se Prigozhini dy herë shmangu shqetësimet e ngritura nga lideri bjellorus për kërcënime mbi jetën e tij. Lukashenko ka thënë se gjatë kryengritjes e kishte paralajmëruar Prigozhinin se do “të vdiste” nëse do të vazhdonte drejt Moskës, për çka Prigozhini tha se iu përgjigj: “Në dreq me të – do të vdes.”
Ai ka deklaruar se Putini nuk kishte gisht në rrëzimin e aeroplanit të Progozhinit.
-
Misteri për vendndodhjen e shefit të mercenarëve të “Wagnerit”
-
Presidenti i Bjellorusisë thotë se Wagneri ka pranuar propozimin për depërshkallëzim
-
Lukashenko: Rrezik i lartë për incidente ushtarake përgjatë kufirit me Ukrainën
-
Publikohet videomesazhi i Prigozhinit që u filmua para se të vdiste
-
Rusia thotë se avioni i Prigozhinit mund të jetë rrëzuar qëllimisht