Kremlini ka njoftuar se kryetari rus Vladimir Putin personalisht ka mbikëqyrur lansimin e katër raketave bërthamore ndërkontinentale të tipi "topol" të cilat janë në gjendje të bartin koka bërthamore.
Këtë ai e ka bërë në kuadër të ushtrimeve strategjike bërthamore të forcave të Rusisë, ka njoftuar Interfaks, përcjell Reuters.
Në kumtesën e Ministrisë ruse të Mbrojtjes theksohet se lansimi provues është bërët dje dhe se bëhet fjalë për raketat që mund të aktivizohen nga toka, ajri e nëndetëset.
Kjo ministri, transmeton Koha.net, ka theksuar se raketa janë zbrazur nga kozmodromi Pleseck në veri të Rusisë dhe se ato kanë goditur shënjestrat a mijëra kilometra larg në poligon Kura, në siujdhesën, Kamçatka.
Lajmi për mbikëqyrjen e Putinit të lansimit provues u publikua pak pasi AP njoftoi se nënkryetari amerikan Mike Pence do të vizitojë bazën ushtarake në Dakotën Veriore ku gjenden armë bërthamore që është vizita e dytë brenda gjahut muajsh.
-
Putini paralajmëron lansimin e raketës “më të fuqishme në botë”
-
Ukraina shkatërron raketën ruse që u cilësua “e paprekshme” nga Putini
-
Putini njofton testimin e dronit nënujor me energji bërthamore
-
Trump: Putini ta ndalë luftën në Ukrainë në vend se të testojë raketa bërthamore
-
Rusia testoi raketën e saj me energji bërthamore “Burevestnik”