Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Putin: Respektojmë ish-republikat sovjetike, Ukraina ishte një përjashtim

Presidenti Vladimir Putin tha të martën se Rusia respekton sovranitetin e ish-republikave të tjera sovjetike dhe se Moska kishte bërë një përjashtim me Ukrainën me rastin e shpërbërjes së Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS) në fillim të viteve ’90.

Sipas tij, përjashtimi erdhi pasi “Ukraina ishte nën kontrollin e huaj”, ka raportuar agjencia Reuters të martën.

Rusia të hënën mbrëma njohu pavarësinë e dy rajoneve separatiste në lindje të Ukrainës, Donetsk e Luhansk, si shtete të pavarura, gjë që ka nxitur reagim të madh të botës demokratike. Gjatë fjalimit të tij në lidhje me këtë vendim, Putin vuri në pikëpyetje të drejtën e Ukrainës për të ekzistuar, pasi sipas tij ky vend “është i krijuar krejtësisht nga Rusia” dhe se “po përdoret nga vende të treta për të krijuar kërcënime ndaj Rusisë".

Moska po ashtu ka vendosur të dërgojë “trupa paqeruajtëse” në këto rajone, gjë që është cilësuar si shkelje e integritetit e sovranitetit të Ukrainës.

Putin pas takimit të së martës me presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev në Kremlin, mohoi se synim i tij është “rikthimi i perandorisë ruse”

"Kjo absolutisht nuk korrespondon me realitetin", tha Putin.

Edhe Putini i quan territor rus katër rajone të Ukrainës Botë 3 v. më parë Putini i quan territor rus katër rajone të Ukrainës

Që prej ardhjes në pushtet, tash e mbi 20 vjet, me vendim të Putinit, Rusia ka aneksuar gadishullin e Krimesë më 2014, që i përket Ukrainës.

Në vitin 2008, Rusia gjithashtu mbështeti dy rajone separatiste ne Gjeorgji dhe ka mbështetur një rajon separatist të Moldavisë, Transnistria, që nga vitet ‘90.