Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Putin refuzoi edhe kërkimfaljen e ish-spiunit rus

Pak kohë para se të helmohej, ish-agjenti i dyfishtë rus Sergej Skripal i dërgoi një letër Vlladimir Putinit, në të cilën e luti që t’i lejojë kthimin në atdhe, ka thënë një mik i tij.

Ish-spiuni rus, i cili në vitin 2010 erdhi në Britani si pjesë e këmbimit të spiunëve, kishte shprehur keqardhje që ishte agjent i dyfishtë dhe dëshironte të falej, në mënyrë që të vizitojë familjen e tij në Rusi, tha Vladimir Timoshkov për mediat britanike.

Skripal dhe vajza e tij Julia ndodhen në gjendje kritike pas helmimit me gaz nervor më 4 mars. Skripal (66) akuzohet se ka punuar për shërbimin sekret britanik MI-6 për disa vjet kur kishte zbuluar emrat e agjentëve rusë që operonin në Evropë, transmeton KosovaPress.

Ai ishte dënuar me 13 vjet heqje lirie në gusht të vitit 2006 dhe ishte liruar me marrëveshje në vitin 2010, kur dhjetë spiunë rusë ishin dëbuar nga SHBA-ja.

Sipas Timoshkov, i cili është mik me Skripal që nga ditët shkollore, ky i fundit nuk konsiderohej tradhtar, pasi ai kishte dhënë betimin në shërbim derisa ishte në BRSS.

“Më thirri në vitin 2012 dhe biseduam rreth gjysmë ore. Më thirri nga Londra. Atëherë më tregoi se i kishte shkruar presidentit rus, duke kërkuar falje të plotë dhe që ta lejojë të vizitojë familjen në Rusi, ku ndodhen nëna e tij, vëllai dhe farefisi”, tha Timoshkov.

Edhe Putini autorizoi sulmin me agjent nervor, sipas raportit britanik Botë 7 muaj më parë Putini autorizoi sulmin me agjent nervor, sipas raportit britanik

Tentim-vrasja e Skripal ka nxitur krizë diplomatike ndërmjet Rusisë dhe Britanisë së Madhe.

Rusia ka hedhur poshtë akuzat, duke thënë se nuk ka pasur asgjë kundër Skripal.

Ish-spiuni rus dhe vajza e tij u helmuan me gazin nervor Noviçok.