Londër, 29 mars – Ish-agjenti i dyfishtë rus, Sergei Skripal dhe vajza e tij, të helmuar më 4 mars, patën kontaktin e parë me lëndën toksike në banesën e tyre në Britani të Madhe, njoftoi sot polirica britanike.
“Ekspertët përcaktuan se përqendrimi më i lartë i agjentit neurotoksik ndodhej në portën hyrëse të kësaj banese”, njoftoi policia në një komunikatë.
“Gjurmë të agjentit nervor u gjetën gjithashtu edhe në vende të tjera që kishin kërkuar hetuesit javët e fundit, por në përqendrime më të ulëta se sa ato të gjetura në banesën e tij”, theksoi Dean Haydon i policisë londineze.
Londra akuzoi Rusinë se është përgjegjëse e helmimit të Sergei Skripal dhe të vajzës së tij, ndërsa Moska i ka mohuar këto akuza.
-
Koloneli rus del të jetë njëri nga të dyshuarit për helmimin në Angli
-
Policia britanike ka identifikuar të dyshuarit që kanë helmuar Skripalët
-
Aty ku u helmua ish-spiuni rus, dy të tjerë në gjendje kritike
-
Dy muaj pas helmimit, ish-spiuni rus lirohet nga spitali
-
Analizat konfirmojnë përdorimin e agjentit kimik ndaj spiunit rus në Britani