Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Putini e akuzon SHBA-në se po e përdor Ukrainën si instrument kundër Rusisë

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se Moska zyrtare është duke i studiuar përgjigjet e Shteteve të Bashkuara dhe të NATO-s ndaj shqetësimeve të Rusisë për sigurinë, por se thotë që ankesat kryesore të vendit të tij “janë injoruar”. Ai ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës se po e përdorë Ukrainën si instrument kundër Rusisë.

Për javë të tëra, Putini ka bërë komente të pakta publike për krizën dhe grumbullimin e mijëra trupave ruse pranë kufirit ukrainas.

Por, duke folur në një konferencë shtypi të martën pas një takimi pesë-orësh në Moskë me kryeministrin hungarez, Viktor Orban, presidenti rus tha se tashmë e ka të qartë se “shqetësimet themelore ruse janë injoruar.

"Më duket se Shtetet e Bashkuara nuk janë aq të shqetësuara për sigurinë e Ukrainës, por detyra e tyre kryesore është të frenojë zhvillimin e Rusisë. Në këtë kuptim vetë Ukraina është vetëm një mjet për të arritur këtë qëllim", ka thënë ai, raporton BBC.

Putini shtoi se Rusia nuk kishte parë konsiderim adekuat të tre kërkesave kryesore të tyre në lidhje me zgjerimin e NATO-s, heqjen dorë nga vendosja e sistemeve të armëve goditëse pranë kufijve rusë dhe kthimin e infrastrukturës ushtarake të bllokut në Evropë në gjendjen e vitit 1997, kur u nënshkrua akti themelues Rusi-NATO.

Të martën, Kremlini tha se Rusia nuk kishte dërguar ende "përgjigjen e saj kryesore" në SHBA.

Artikuj të ngjashëm