Presidenti rus, Vladimir Putin ka mohuar deklaratat në lidhje me ndërhyrje të mundshme të Rusisë në proceset elektorale italiane, duke theksuar se raportet me Italinë janë shumë të mira.
“Ne kemi raporte të mira me Italinë dhe për ne, këto raporte me shtetin italian janë të rëndësishme, nuk ka asnjë kuptim që t’i shkatërrojmë”, deklaroi Vladimir Putin.
“Këto janë provokime që bëhen me qëllim shkatërrimin e lidhjeve mes dy vendeve tona. Ne kemi marrëdhënie të mira si me partitë politike, ashtu edhe me shërbimet sekrete italiane, me të cilët kemi biseduar për të bashkëpunuar mbi sigurinë dixhitale”, theksoi presidenti rus.
Artikuj të ngjashëm
-
Inteligjenca evropiane: Putini nuk synon paqe me Ukrainën, tenton ta mashtrojë SHBA-në
-
Putini i quan të pamundura bisedimet me Japoninë
-
Putini shpall fitoren
-
Putini mohon se ka plane për të dërguar armë bërthamore në hapësirë
-
Kremlini thotë se Putini nuk është i sëmurë: Gjithçka është në rregull me të