Moska ka mohuar pretendimet e SHBA-së se Kremlini dëshiron të dërgojë armë bërthamore në hapësirë.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se Rusia është kundër një hapi të tillë.
“Qëndrimi ynë është i qartë dhe transparent: ne gjithmonë kemi qenë kategorikisht kundër dhe tani jemi kundër vendosjes së armëve bërthamore në hapësirë”, ka thënë Putini.
“Ne kërkojmë jo vetëm respektimin e të gjitha marrëveshjeve që ekzistojnë në këtë fushë, por gjithashtu kemi ofruar ndihmë për të forcuar këtë punë të përbashkët shumë herë”, ka shtuar Putini.
Një burim anonim i ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters javën e kaluar se SHBA-ja ka informata të reja në lidhje me aftësitë bërthamore ruse, dhe përpjekjet për të zhvilluar një armë të bazuar në hapësirë.
-
Putini s’sheh rrezik për përdorimin e armëve bërthamore
-
Putin - Evropës: Na lini të jetojmë në paqe, përndryshe do të reagojmë
-
Putin: I kemi thënë Izraelit se s’ka prova që Irani dëshiron të prodhojë armë bërthamore
-
Putin: Shpresoj të mos ketë nevojë për përdorimin e armëve bërthamore në Ukrainë
-
Putini akuzon Perëndimin se po e shtyn Rusinë drejt "vijave të kuqe"