Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka deklaruar të mërkurën se Kremlini ka marrëdhënie “konstruktive” me Washingtonin, duke shprehur besimin se interesat e përbashkëta do të ndihmojnë në normalizimin e marrëdhënieve mes SHBA-së e Rusisë.
Duke folur gjatë një konference ndërkombëtare në Moskë, lidhur me energjinë, Putini po ashtu ka deklaruar se Rusia është e gatshme që të rrisë furnizimet me gaz natyror, për të ndihmuar në qetësimin e tregjeve nervore të energjisë në Evropë, duke këmbëngulur se vendi i tij dëshiron që çmimet të mbeten të qëndrueshme.
Ai hodhi poshtë akuzat nga disa ekspertë dhe politikanë evropianë se Rusia ka ndaluar furnizimin me gaz dhe ka bërë që çmimet e energjisë të rriten.
Udhëheqësi rus gjithashtu hodhi poshtë kritikat për një goditje të vazhdueshme të brendshme ndaj mediave kundërshtare dhe të pavarura.
-
Kremlini thotë se Putini është i gatshëm për dialog nëse dëshiron edhe SHBA-ja
-
Putin - Evropës: Na lini të jetojmë në paqe, përndryshe do të reagojmë
-
Putini i thotë Xi-së se marrëdhëniet Rusi-Kinë kanë arritur një nivel të paparë
-
Putini lavdëron Trumpin: Është i guximshëm dhe e respektoj
-
Putini e pranon: Shpenzimet e NATO-s tejkalojnë buxhetin e mbrojtjes së Moskës