Presidenti rus, Vladimir Putin dhe ai ukrainas, Petro Porochenko, zhvilluan sot një bisedë telefonike, për shkëmbimin e të burgosurish mes dy shteteve.
Ndalimet dhe dënimet e bëra publike nga media të qytetarëve në të dy shtetet janë rritur ndjeshëm këto vitet e fundit me përshkallëzimin e marrëdhënieve pas ardhjen në pushtet të pro-perëndimorit në Kiev, pasuar me aneksimin e Krimesë nga Rusia në mars të vitit 2014 dhe fillimin e një konflikti tragjik mes separatistët prorus në lindje të Ukrainës, transmeton KP.
Rasti më i njohur është ai i regjisorit ukrainas, Oleg Sentsov i cili po vuan dënimin me 20 vite burg në një burg në veri të Rusisë, i cili është në grevë urie prej më shumë se tre javësh.
Rasti i tij dhe i disa të burgosurve të tjerë u trajtuan gjatë kësaj bisede telefonike me iniciativë të Ukrainës, sipas një deklarate të Kremlinit.
-
Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë nga 185 të burgosur lufte
-
Vazhdon shkëmbimi i të burgosurve ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës
-
Përfundon faza e dytë e shkëmbimit të të burgosurve mes Rusisë dhe Ukrainës
-
Ukraina dhe Rusia nisin shkëmbimin më të madh të të burgosurve
-
Peskov: S’janë planifikuar bisedime të reja Rusi-Ukrainë për paqen