Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Putin akuzon Leninin, e quan “arkitekt” të Ukrainës

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se Ukraina moderne është krijuar nga Rusia.

“Të fillojmë me faktin se Ukraina moderne është krijuar tërësisht nga Rusia, më saktësisht, nga bolshevikët. Procesi nisi gati menjëherë pas revolucionit të vitit 1917. Pas Luftës së Dytë Botërore, Stalini e aneksoi te Bashkimi Sovjetik dhe transferoi te Ukraina disa nga tokat që më herët i takuan Polonisë, Rumanisë e Hungarisë. Dhe në vitin 1954, për disa arsye, Khrushchev mori Krimenë nga Rusia dhe ia dha Ukrainës. Aktualisht, kjo është se si u formua territori i Ukrainës Sovjetike”, ka thënë Putin.

Putin në adresimin e tij televiziv ka kritikuar ish-liderin komunist Vladimir Lenin, duke e quajtur atë “autor dhe arkitekt” të Ukrainës. Ai thotë se Lenin e ka vendosur në disavantazh Rusinë.

Putini ka thënë se Rusia është “plaçkitur” kur u shpërbë Bashkimi Sovjetik në vitin 1991.

Putin ka kritikuar autoritetet ukrainase në fjalimin e tij.

Ai i ka quajtur ngjarjet e vitit 2014 – ku protestuesit rrëzuan presidentin e Ukrainës, Viktor Yanukovych, një pro-rus – si grusht shtet.

Putin, duke mos ofruar dëshmi, thotë se Ukraina kontrollohet nga “jashtë”.

Edhe Putini akuzon Perëndimin se po përgatitet haptas për luftë me Rusinë Botë 1 muaj më parë Putini akuzon Perëndimin se po përgatitet haptas për luftë me Rusinë

Më herët Kremlini ka njoftuar se Putini ka njoftuar liderët e Gjermanisë dhe Francës për planin e tij për të njohur pavarësinë e Donetzkut dhe Luhanskut, zona të Ukrainës të kontrolluara nga liderët separatistë të mbështetur nga Rusia.

Bashkimi Evropian më herët kishte paralajmëruar sanksione nëse njihet pavarësia Donetzkut dhe Luhanskut nga Rusia.