Botë

Punonjësit e “New York Times” protestojnë kundër shkurtimeve të vendeve të punës

San Francisco, 30 qershor - Mbi 400 punonjës të "New York Times" braktisën vendet e punës për të treguar solidaritet me redaktorët e sektorit për kontroll final të ekzemplarëve të gazetës, që përballen me shkurtime të vendeve të punës.

Grupi protestoi para selisë së gazetës legjendare në Nju Jork, duke thirrur slogane të tilla si: "Ata thonë shkurtime, ne themi luftojmë”.

Redaktori ekzekutiv i gazetës, Dean Baquet dhe redaktori Menaxherial, Joseph Kahn, muajin e kaluar njoftuan planet për riorganizim të “dhomës së lajmeve”, (News Room) duke ulur numrin e redaktorëve që janë përgjegjës për zbulimin e gabimeve para se ekzemplari të shtypet.