Një nga gazetat e përditshme më me ndikim në botë, "New York Times", do të ndërpresë punën për 24 orë të enjten, që është greva e parë në këtë shtëpi mediatike në 40 vjet. Qindra gazetarë dhe punëtorë të tjerë do të ndalojnë punën, shkruan The Guardian.
Sindikata ka thënë se nuk pranon më vonesa në negociatat me udhëheqësit e gazetës dhe njoftoi se 1100 punonjës do të ndërpresin punën.
Pagat dhe çështja e punës në distancë janë arsyet pse punëtorët janë futur në grevë. Sindikalistët fajësojnë menaxhmentin e gazetës për mungesën e marrëveshjes.
Zëvendës kryeredaktori Cliff Levy theksoi se një rritje pagash prej 5.5 për qind ishte ofruar për këtë vit dhe tre për qind më 2023 dhe 2024. Siç tha ai, kjo do të përfaqësonte një rritje totale prej 2.2 për qind krahasuar me kontratën e mëparshme. Megjithatë, përfaqësuesja e sindikatave Stacy Cowley theksoi se po kërkohet një rritje prej 10 për qind, e cila shtoi se kjo do të zëvendësonte rritjen e pagave që nuk ishte më parë.
Zëdhënësja e New York Times, Danielle Rhoades Ha, ka thënë se është zhgënjyese që punëtorët vendosën të futen grevë, pasi sipas saj, situata nuk është e pashpresë.
Protestat më të shkurtra gjysmë ditore janë zhvilluar më parë në "New York Times", edhe për shkak se punëtorët mendonin se po futeshin në praktika të padrejta të punës.