Një punonjës në shtëpinë e kujdesit për të moshuarit u arrestua pasi u kap duke e përdhunuar pacienten 99-vjeçare me demencë, teksa familja e saj e shikuan përmes një kamere, shkruan The Independent.
48-vjeçari pranoi se e sulmoi viktimën në shtëpinë e kujdesit ku punonte në Britani.
Ai u kap në një kamerë të cilën e kishin vendosur familjarët e saj pasi u shqetësuan për gjendjen shëndetësore.
Prokurorët britanikë thanë se familjarët u shqetësuan kur sjellja e saj befas ndryshoi.
Ajo nuk lejonte kontaktin fizik dhe i luste familjarët që të mos e lejonin të qëndronte aty sepse thoshte se do ta lëndonin.
Ata instaluan kamerën në dhomën e saj dhe u bënë dëshmitarë të ngjarjes tragjike kur burri e përdhunoi dhe sulmoi seksualisht të moshuarën.
-
Arrestohet një i dyshuar për dhunim në Deçan
-
Arrestohet një person në Ferizaj për ngacmim seksual dhe sulm ndaj bashkëshortes
-
Mjeket në Pakistan s’po ndihen të sigurta
-
Një mjek në Berlin arrestohet nën dyshimin se vrau 4 pacientë të moshuar
-
Një burrë në Pejë dyshohet se dhunoi një grua duke shfrytëzuar gjendjen e saj të keqe shëndetësore