Fluturimet nga Aeroporti “Charles de Gaulle” në Paris dhe aeroporte të tjera franceze u përballën me ndërprerje të premten pasi punonjësit e aeroportit mbajtën një grevë dhe protesta për të kërkuar rritje të pagave për të qenë në hap me inflacionin, raportoi AP.
Veprimi i punëtorëve është problemi më i fundit që ka goditur aeroportet në botë këtë verë, teksa udhëtimet shpeshtohet dy vjet pas kufizimeve për shkak të COVID-19.
Aeroportet franceze janë kursyer nga kaosi që ishte në Londër, Amsterdam dhe disa qytete të tjera amerikane dhe evropiane. Por, të premten, punëtorët në grevë kërkuan vëmendjen nga ndikimi nga inflacioni.
Autoriteti i Aviacionit Civil i Francës ka thënë se 17% e fluturimeve të planifikuara në “Charles de Gaulle” dhe aeroporti “Orly” në Paris u anuluan mes orën 7:00 dhe 14:00 të premten.
Protestat ishin organizuar në të dyja aeroportet.
Shoqatat e punëtorëve thanë se greva mund të zgjasë deri të dielën.
-
Kaos nëpër Evropë, punëtorët e aeroporteve duan paga më të larta
-
Shumë fluturime anulohen në aeroportin e Amsterdamit për shkak të një greve
-
Aeroporti i Parisit në kaos shkaku i uljes së pagave të punëtorëve
-
Aeroporti i Amsterdamit anulon 700 fluturime shkaku i borës dhe erës
-
Franca kërkon anulimin e disa fluturimeve në Paris për shkak të borës