Punëtorët e aeroportit të Parisit të premten janë përplasur me forcat policore, kur e bllokuan terminalin kryesor shkaku i uljes së pagave.
Protestat dhe përleshja me policinë ka nxitur shtyrjen e shumë fluturimeve teksa ka nxitur kaos në aeroportin Charles de Gaulle.
Policia ka përdorur spërkatës piperi për të shpërndarë punëtorët e pakënaqur në terminalin që përdoret për fluturimet ndërkombëtare.
Qindra aktivistë të sindikatës u mblodhën në zonën e kontrollit të pasaportave. Sindikatat e punëtorëve gjatë muajve të fundit kanë zhvilluar bisedime me shefat e aeroportit lidhur me uljen e pagave, si pasojë e rënies së aktivitetit nga pandemia.
Menaxherët e aeroportit të Parisit kanë thënë se të hyrat kanë rënë për 80 për qind gjatë vitit 2020 dhe janë duke tentuar që t’i shmangin vonesat nëpërmjet uljes së pagave.
-
Kaos nëpër Evropë, punëtorët e aeroporteve duan paga më të larta
-
Punëtorët e aeroporteve franceze në grevë, kërkojnë rritje të pagave
-
Franca kërkon anulimin e disa fluturimeve në Paris për shkak të borës
-
Shpërthejnë protestat në Francë, dhjetëra të arrestuar
-
Anulohen dhjetëra fluturime në Irlandë si pasojë e grevës së trafikut ajror në Francë