Botë

Puçi në Sudan, të paktën 3 të vdekur e mbi 80 të lënduar

Të paktën tre persona kanë vdekur dhe mbi 80 janë lënduar në Sudan pas përleshjes mes qytetarëve dhe pjesëtarëve ushtarakë.

Të hënën në Khartoum të Sudanit u tentua një grusht-shtet ushtarak, derisa gjenerali i forcave ushtarake është detyruar të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme.

Udhëheqësi i grusht-shtetit, Abdel Fattah Burhan, tha se aksioni është bërë si pasojë e luftimeve të brendshme politike, duke theksuar se trazirat që po i kalon vendi janë kërcënuese për të ardhmen e popullit.

Puçi është dënuar nga shtetet perëndimore, derisa SHBA-ja thuhet se i ka pezulluar mbi 700 milionë dollarë që ishin dedikuar për ndihma në Sudan.