Botë

Pse raportimi për Iranin ka çmim të lartë?

Në tetor të vitit 2022, Ministria e Punëve të Jashtme iraniane ka publikuar një deklaratë duke e përmendur “BBC Persia” në një listë të individëve dhe organizatave të sanksionuara për ato që i quajti veprimet e tyre të qëllimshme në mbështetje të terrorizmit dhe nxitje të dhunës dhe gjuhës së urrejtjes dhe abuzimeve të të drejtave të njeriut. Gazetarët e BBC-së kanë marrë kërcënime me vdekje e dhunë të tmerrshme në internet, si dhe mijëra komente abuzive.

Në Iran protestat antiqeveritare të vitit 2022 kanë vazhduar edhe në vitin e ri. Raportimi për një nga historitë më të mëdha ndërkombëtare të momentit është një sfidë e vazhdueshme për gazetarët e Shërbimit Persian të BBC-së, të cilët nuk lejohen të hyjnë në vend, vuajnë nga ngacmimet e përditshme dhe familjet e të cilëve në shtëpi janë të persekutuara.

Irani ka qenë në trazira që nga shtatori, kur vdekja në paraburgim e 22-vjeçares, Mahsa Amini, ka shkaktuar protesta masive kundër hixhabit të detyrueshëm dhe kufizimeve të tjera – duke çuar në thirrje për ndryshim regjimi.

Kjo do të thotë të punosh gjatë gjithë kohës për gazetarët e BBC Persian. Mirëpo, raportimi për ngjarjet në Iran nuk është vetëm një sfidë logjistike, por ka gjithashtu pasoja serioze personale. Ngacmimet që ajo shkakton nga qeveria iraniane krijon pasoja për jetën e gazetarëve.

Kërcënimet e regjimit

Në tetor të vitit 2022, Ministria e Punëve të Jashtme iraniane ka publikuar një deklaratë duke e përmendur “BBC Persia” në një listë të individëve dhe organizatave të sanksionuara për ato që i quajti veprimet e tyre të qëllimshme në mbështetje të terrorizmit dhe nxitje të dhunës dhe gjuhës së urrejtjes dhe abuzimeve të të drejtave të njeriut. Gazetarët e BBC-së kanë marrë kërcënime me vdekje e dhunë të tmerrshme në internet, si dhe mijëra komente abuzive.

Anëtarët e familjes në Iran kanë raportuar gjithashtu ngacmime të shtuara dhe të rënda, duke përfshirë thirrjen në pyetje dhe kërcënimin për shkak se anëtarët e familjes së tyre vazhdojnë të punojnë për BBC-në.

Gazetarët janë ngacmuar gjithashtu nga ata që mendojnë se politika e pasqyrimit të llogarisë së vetë qeverisë iraniane për ngjarjet si pjesë e mbulimit u jep një platformë mbështetësve të regjimit.

Në një dokumentar të ri të BBC-së – Raportimi i Iranit: Brenda BBC Persian – një korrespodent, Jiyar Gol, është filmuar duke u ngacmuar nga demonstruesit antiqeveritarë në Berlin duke thirrur “Aytollah BBC”.

“A e dini se sa anëtarë të familjes sime janë në burg tani?”, është shprehur Jiyar.

Në rastin e prezantueses kryesore, Rana Rahimpour, kur biseda e saj me familjen e kthyer në Iran u përgjua – me seksione të redaktuara së bashku për ta bërë të duket sikur ajo mbështeste qeverinë dhe u publikua - u kap nga kritikët si shumë dëshmi se paanshmëria e BBC-së barazohet me bashkëpunimin me qeverinë.

Presioni ndaj saj nga qeveria iraniane madje e ka detyruar ta paralajmërojë shkollën e fëmijëve të saj që të jetë tepër e kujdesshme për sigurinë e tyre.

Gazetarët e BBC-së nuk lejohen të punojnë në Iran, ndaj mbështeten në mediat sociale për të zbuluar dhe verifikuar se çfarë po ndodh në terren. Me protestat e fundit u bë një mjet thelbësor. Për shembull, kur gazetarët dëgjojnë se një protestues është vrarë, gjëja e parë që bëjnë zakonisht është të kontrollojnë llogaritë e mediave sociale të atij personi për ndjekësit me të njëjtin mbiemër. Kur të afërmit përgjigjen, informacioni që ata ndajnë mund të kontrollohet me burime të tjera, të tilla si certifikatat e vdekjes dhe raportet e mjekëve.

Raportimet e BBC-së

Gjatë historive të mëdha si kjo, detyra e BBC-së nuk është vetëm të raportojë mbi ngjarjet, por të klasifikojë dezinformatat nga provat e vërteta.

Mjetet e hartës në internet përdoren për t’i lokalizuar pamjet që janë dërguar, kornizë për kornizë, për të kontrolluar nëse janë apo jo nga qyteti ose gazetarëve të qytetit u është thënë se është filmuar. Ata kërkojnë dyqane që mund të kenë ndryshuar në atë kohë, për shembull, apo edhe moti që nuk përputhet me atë që dimë për parashikimin e asaj dite.

Gazetarët duhet të aplikojnë të njëjtat metoda verifikimi për raportet e televizionit shtetëror iranian. Një transmetim në muajt e fundit u përpoq të provonte se protestuesja 16-vjeçare, Nika Shakarami, kishte rënë nga çatia e një ndërtese dhe se ajo nuk ishte vrarë, siç tha familja e saj, nga forcat e sigurisë. Raporti tregoi një grua, me fytyrën e saj të errësuar, por të veshur me rroba të zeza të ngjashme me ato të Nikas, duke hyrë në ndërtesën nga e cila autoritetet pretenduan se Nika kishte rënë.

Image

Në këtë rast ranë në sy dy gjëra – jo vetëm që kjo grua ecte e qetë, ndërsa Nika i kishte thënë një shokut të saj se po ndiqej nga forcat e sigurisë, por vërehej se edhe një mace në sfondin e videos ecte e qetë. Nëse kjo do të ishte Nika, i cili do të ishte përfshirë në protesta të zhurmshme me gaz lotsjellës, atëherë do të prisnit të shihnit macen duke ikur nga kaosi.

Në një rast, një nga burimet që më dërgonte informacion u arrestua dhe më pas u lirua nga forcat iraniane të sigurisë. Kur ajo më pas u kthye në kontakt me mua nëpërmjet një aplikacioni mesazhesh, si mund të besoja se tani në fakt nuk ishin autoritetet që korrespondonin me mua duke u paraqitur si ajo? Kështu që i kërkova të më dërgonte një shënim zanor që të isha i sigurt.

Për shkak se këtu njerëzit për këto burime janë të traumatizuar nga përvojat e tyre, ata korrespondojnë me gazetarët e BBC-së ditë e natë, të cilët duhet të jenë gjithmonë të gatshëm për t’u përgjigjur.

Dhe e gjithë kjo duke u marrë me lidhjet e tyre të prishura familjare.

Në dokumentarin e BBC-së në shërbimin persian, gazetarja Farnaz Ghazizadeh flet për vdekjen e fundit - pas një sëmundjeje të papritur - të babait të saj në Iran dhe se si pikëllimi i saj u komplikua nga faji që ajo nuk kishte mundur të kalonte shumë kohë me të në 18 vitet e fundit.

“Gjëja më e vështirë nuk është të merresh me të ardhmen, por të merresh me një të kaluar kur ai ishte gjallë”, ka thënë ajo.

“Kur vendosa t’i bashkohesha BBC-së, nuk e kuptova se po merrja një vendim jo vetëm për veten time, por për shumë njerëz. Dhe tani vazhdoj të pyes veten: “A kisha të drejtë ta merrja atë vendim? Ia vlen?”.

Ajo gjithashtu nuk ishte në gjendje të vizitonte vëllain e saj në shtratin e vdekjes vitin e kaluar. Dhe në të njëjtën kohë asaj i duhej të duronte talljet nga kundërshtarët e regjimit pasi një artikull u rishfaq, ajo ishte ngarkuar të shkruante për Ayatollah Ruhollah Khomeinin për një gazetë iraniane 22 vjet më parë, kur ajo ishte ende në vend.

“Vëllai im 45-vjeçar ishte në shtratin e tij të vdekjes dhe unë nuk mund të isha aty për të dhe prindërit e mi. E mua po më thërrisnin mbrojtës i regjimit në internet”, ka treguar Farnaz.

Jetët mund të ndryshohen përgjithmonë si rezultat i thjesht lidhjes me dikë që punon për BBC Persian.

Në rastin tim, vëllai im u detyrua të largohej nga një punë e shkëlqyer për Ministrinë e Naftës të Iranit. Për kolegun tim, Jiyar Gol, do të thotë të mos kesh kurrë mundësinë për të prezantuar vajzën e tij të vogël me të afërmit e tij.

Dhe sa i përket stafit, vitin e kaluar katër ekspertë të pavarur të OKB-së për Iranin ngritën “shqetësimin e tyre të madh” mbi “ngacmimet dhe frikësimet” e regjimit ndaj atyre që punojnë për BBC Persian.

Përktheu: Blerta Haxhiu